Ibrahimovic thumbon trajnerin Pep Guardiola!

Zlatan Ibrahimovic ka ngacmuar ish-trainerin e tij Pep Guardiola duke e quajtur si menaxherin më të ‘pa pjekur’ që ka punuar ndonjëherë, pas humbjes së mërzitshme në derbin e Manchesterit.

Zlatan dhe Pep kanë punuar së bashku në Barcelonë në vitin 2009, përpara se Ibrahimovic të vendoste t’iu bashkohej Milanit pas vetëm një sezoni në Camp Nou.

Ibrahimovic, i cili shënoi 16 herë në 23 ndeshje nën drejtimin e Guardiolas, tani ka akuzuar Spanjollin për përjashtimin e tij nga planet e tij, ku i ka thënë: “Besoj se po sakrifikoni disa lojtarë për një lojtar si Messi dhe ai më tha mua se nuk mendon se ky është shkaku, por unë do të mundohem ta zgjidh këtë dhe gjithçka do të jetë OK. Ndeshjen e ardhshme unë isha në bankë, dhe nuk thashë asgjë, unë punoja. Ndeshjen e dytë, përsëri në bankë, unë mendova se ai e zgjidhi problemin por nuk bisedonte me mua ose të më tregonte. Ndeshja e tretë, në bankë. E katërta në bankë përsëri! Unë mendoj se është diçka e çuditshme, dhe nga ai moment ndaloi të fliste me mua dhe të më shikonte mua. Unë shkoj në dhomë, ai del jashtë saj. Ai nuk ishte person i keq, por ai ishte menaxheri më i pa pjekur që kam punuar ndonjëherë, sepse një burrë i zgjidh problemet e tij.”

Në 2011, në librin e tij ‘I Am Zlatan’ Ibrahimovic e quajti Guardiolan ‘frikacak i pa njohur’ pas humbjes së gjysëm finales në Champions League kundër Interit të Jose Mourinhos. “Guardiola po më vështronte dhe unë humba. Mendova, ‘ky është armiku im duke e kruar kokën e tij tullac’ I thashë: ‘Ti ske k**e, dhe më keq se ajo shtova: ‘Ju mund të shkoni në ferr!’ Unë totalisht e humba atë dhe ju mund të prisni që Guardiola ta thot ndonjë fjalë, por ai ishte një frikacak i pa njohur.”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*