Wilshere ndërron mendje, nuk largohet nga Arsenali: Dua të luaj edhe shumë vite këtu!

Jack Wilshere duket se nuk do të largohet nga Arsenali edhe për disa vite.Për mesfushorin anglez është folur se do të largohet nga klubi i tij aktual për shkak të minutazhës së vogël.Por ka qenë vetë lojtari që ka mohuar largimin e tij nga Londra.Në një intervistë për Sky Sports, Wilshere ka konfirmuar se do të qëndroj në klubin londinez edhe për disa vite.

“Unë jam rritur këtu në Arsenal dhe qëllimi im është të vazhdoj të luaj edhe për shumë vite”.

“Dua ta ndihmoj klubin të ngritët sa më lart në Ligën Premier. Jemi afër marrëveshjes për kontratën e re”, ka deklaruar Wilshere.

Lojtari ka zgjuar interesimin e disa skuadrave angleze si West Ham United, Newcastle United, Everton dhe Bournemouth. 24-vjeçari së fundmi u kërkua edhe nga gjiganti francez, Olympique Marseille.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*