Arsenal nuk e harron ish-lojtarin e tyre, do ta ndihmojë Ebouen

Të gjithë jemi njoftuar për gjendjen katastrofale që po kalon ish futbollisti i Arsenal, Emmanuel Eboue. Në një gjendje aq të tmerrshme sa kishte deklaruar se ishte edhe afër vetëvrasjes, ja që Zoti bënë mrekullira. Me të dëgjuar këtë lajm, skuadra turke Galatasaray u shpreh e gatshme për ti dhënë një rol në skuadër dhe ta ndihmojë financiarisht.

Lajmet e ditës së sotme thekojnë se as Arsenal nuk ka mundur ta harrojë lojtarin e tyre i cili ishte nën shërbim tek Gunners nga viti 2005-2011.

Sportsmail ka kontaktuar Arsenalin dhe ka pyetur nëse janë të gatshëm për ta ndihmuar Ebouen. Një zyrtar i Arsenal potencoi: “Ne të gjithë ndjehemi keq për lajmet e Eboue-s dhe ne do të shqyrtojmë mundësinë për ta ndihmuar në ndonjë mënyrë.”

Një gjest i madh, nga një klub i madh!

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*