Arsenali mund ta arrijë një rekord historik sonte nëse mposht Crystal Palace-n

Arsenali mban primatin si skuadra më e trofeshme londineze me gjithsej 45 tituj në total, të paktën 15 më shumë se rivalët e tjerë londinez. Megjithatë, Arsenali sot mund ta bëjë edhe një rekord tjetër të madh karshi ekipeve të tjera londineze.

Nëse Arsenal fiton sonte ndaj Crystal Palace, The Gunners do të bëhen skuadra londineze me më së shumti fitore ndaj ekipeve londineze në histori të Premier Leagues.

Aktualisht Arsenal & Chelsea janë në shifrën e njëjtë me nga 119 fitore kundër ekipeve londineze, kurse Arsenali sonte ka rastin ta përmbysë Chelsean me një fitore eventuale, duke arritur plot 120 fitore. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*