Manchester United ofron 70mln funte dhe një futbollist për Dybala…!

Manchester United ka ofruar £70million plus Henrikh Mkhitaryan për Paulo Dybala por oferta është hedhur poshtë nga Juventus.
Gjigantët e Serie A nuk janë të interesuar për armenë, por do të jenë të gatshëm të shesin numrin 10, dhe United duhet të ofrojnë jo më pak se 86 milion funte.

Kuptohet që kampionët kryesorë të Serie A kërkojnë rreth 86 milionë funte për Argjentinasin e vlerësuar shumë, vlerë e cila është e njëjtë me çmimin e blerjes së Antoine Griezmann, por që United ka përfunduar interesimin e tyre për yllin e Atletico Madridit.

Manchester United i ka dhënë fund interesimit të Antoine Griezmann të Atletico Madridit, ku Francezi kishte qenë objektivi kryesor i Unitedit, megjithatë Jose Mourinho beson se paratë do të shpenzohen më mirë diku tjetër dhe Djajte e Kuq kanë përfunduar interesimin e tyre për sulmuesin e Atletico Madrid.

Dybala ka një stil të ngjashëm me Griezmann por, në moshën 24-vjeçare, është dy vjet më i vogël dhe ndoshta do të përfaqësojë një vlerë më të mirë për para.

Mourinho është i dëshpëruar me zhvillimin e Henrikh Mkhitaryan dhe se ka hequr dorë nga ai.

Armeni tregoi talentin e tij në pamje të ngadalta, por nuk ka arritur ta impromovojë veten në ndeshje të mëdha që prej mbërritjes së verës së kaluar, dhe se largimi i tij është i pa shmangshëm.

Ai u ofrua për një pjesë të një marrëveshjeje për ta zënë Dybala, por oferta u refuzua pasi pala italiane mendon se nuk kanë nevojë për një lojtar tjetër.

10-shi i Juventus filloi kampanjën e tij në mënyrë të bujshme, me dhjetë gola në gjashtë ndeshjet e para të Serie A, duke përfshirë edhe dy hat-tricks.

Bosi Massimiliano Allegri, e hodhi poshtë atë nga skuadra për dy ndeshjet e fundit të ligës – përfshirë edhe përballjen kundër Interit, dhe shpjegimi zyrtar ishte për shkak të një shfaqjeje të dobët në trajnim.

Ndërsa lëvizjet e tij që nga emërimi i vëllait të tij si agjenti i tij kanë krijuar fërkime në Juventus dhe ai u kritikua nga legjenda e klubit Pavel Nedved.

Ish-mesfushori i Çekisë kohët e fundit e urdhëroi atë të “zgjidhte jetën e tij private”, siç raporton vëllai Mariano duke tentuar për një lëvizje në Paris Saint-Germain.

United gjithashtu është i interesuar të nënshkruajë Alex Sandro të Juventusit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*