Eden Hazard synon nesër ndaj Stoke City një rekord me klubin e Chelseas

Eden Hazard nesër ka para kokës së tij një arritje me shifër jubilare tek skuadra e Chelseas. Ai nesër ndaj Stoke City-t do të tentojë të shënojë apo të asistojë të paktën një herë për tu përfshirë në 100 gola me Chelsean në Premier League.

Aktualisht Eden Hazard është i përfshirë në 99 gola me skuadrën e Chelseas në Premier League që prej transferimit tek klubi londinez, dhe nesër ka rastin që ta arrijë një shifër jubilare – të jetë pjesëmarrës në 100 gola me ekipin blu.

Belgu numëron 191 paraqitje në ligë me Chelsean ku ka 62 gola dhe 37 asistime, në total 99 gola.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*