Rrini të qetë fansa të Arsenal, gati oferta për rinovimin e kontratës të Jack Wilshere

Jack Wilshere është optimist për rinovimin e kontratës me Gunners, por thotë se do të mbajë së pari bisedime me Arsene Wenger.

Wilshere mbrëmë pas ndeshjes u pyet për rinovimin e kontratës dhe ai u përgjigj: “Do të shohim kur Wenger të flasë me mua, por unë jam i sigurtë se do të arrihet shpejtë.”

Jack Wilshere u shpreh mjaft i lumtur edhe për fitoren e mbrëmshme: “Isha i lumtur me formën time sezonin e kaluar, por këtë sezon jam edhe më i mirë. Ndjehem më i gatshëm (fizikisht) dhe po e shijoj futbollin.”

Në anën tjetër nuk munguan as lëvdatat e Wenger për Wilsheren. Wenger për performancën e Wilsheres u përgjigj: “Ishte një asist i madh. Ai pati një performancë të madhe si mesfushor dhe kjo tregon se ai është rikthyer në formë.”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*