Agjent Pogba?! Manchester United i jep një tjetër mision Pogba-s për ta sjellë tek United lojtarin e Juventus

Manchester United duket se i kanë dhënë Paul Pogba-s edhe një mision tjetër në transferimin e lojtarëve tek klubi anglez. Plani i Manchester United është që përmes Pogba-s ta shtyjë Paulo Dybala-n të transferohet tek Manchester United.

Pogba ishte bashkëlojtar me Dybalan gjatë kohës sa francezi ishte tek skuadra e Juventus dhe ishin mjaft shokë të mirë, e këtë gjë po e mendon Manchester United që Pogba të mundohet ta bindë argjentinasin të kalojë tek Djajtë e kuq, raporton Daily Mail.

Paulo Dybala po shkëlqen këtë sezon në Serie A, ku është përfshirë në 17 gola në 17 ndeshje (14 gola, 3 asiste).

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*