Deklarata e parë e Van Dijk si lojtar i Liverpool, është gjithçka perfekte këtu

Virgil Van Dijk edhe zyrtarisht sot më 1 janar është blerja më e re e Liverpool. Ai sot gjithashtu zhvilloi seancën e parë stërvitore por edhe dha deklaratën e parë si lojtar i Liverpool.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu dhe mezi pres që të filloj. Madhështia e këtij klubi, kultura e këtij klubi, trajneri i klubit, lojtarët, dhe sigurisht tifozët janë që e bëjnë këtë klub të veçantë. Me historinë e këtij klubi dhe çdo gjë rreth saj, edhe në qendrën stërvitore është thjesht ndeshje perfekte për mua dhe për familjen time gjithashtu. Ndjehem i gatshëm dhe mezi po pres që të filloj dhe të jem i sigurtë ta marrë shansin tim dhe të luaj. Do të punoj shumë, çdo ndeshje, çdo ditë, dhe do të jap gjithçka në fushë”, përfundoi Van Dijk.

Van Dijk me shifrën e paguar 75 milionë funte është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*