Jose shfryhet: “Scholes xheloz për Pogba-n!”

Jose Mourinho i është hedhur Paul Scholes duke e quajtur atë një ekspert futbolli të dështuar pasi Manchester United iu kthye fitores.

Pogba, nënshkrimi rekord 89 milionë funte i United, ishte akuzuar se po ‘shëtitet’ në fushë nga legjenda e Old Trafford Paul Scholes, i cili gjithashtu kishe cituar se Mourinho-s nuk po i ecë mbarë si menaxher. Por pas fitores 2-0 në Goodison Park kundër Everton, trajneri portugez tha: “Unë mendoj se Scholes vetëm kritikon, ai nuk jep komente, unë mendoj se ai kritikon, që është një gjë e ndryshme. Mendoj se Scholes do jetë në histori si lojtarë fenomenal, por jo si ekspert futbolli.

“Paul Pogba gjithmonë bën më të mirën e tij. Nganjëherë luan shumë mirë, nganjëherë mirë, nganjëherë nuk luan shumë mirë. Nuk është faji i Paul që ai ka bërë shumë më shumë para se Paul Scholes. Thjesht kështu është futbolli.”

Mourinho gjithashtu iu kundërpërgjigj fjalëve të Scholes rreth tij se nuk po e përmbush detyrën mirë si menaxher: “Nëse Paul [Scholes] një ditë vendos të bëhet menaxher, i uroj të bëhet të paktën sa 25 për qindshi i suksesit tim. Me 25 për qind ai do ishte mjaft i lumtur.”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*