Mane, Salah dhe Coutinho jashtë ndeshjes ndaj Everton

Liverpool pritet ti ketë disa mungesa kyçe të premten ndaj Everton ku luan në kuadër të FA Cup.

Philippe Coutinho mbetet i lënduar dhe nuk pritet të luajë këtë ndeshje, kurse Mane & Salah pritet gjithashtu të mungojnë pasi që do të udhëtojnë në Ganë për ndarjen çmimit të lojtarit afrikan më të mirë të vitit, dhe kjo vie vetëm 24 orë para ndeshjes ndaj Everton, dhe gjasat janë shumë të vogla për tu përfshirë ndaj rivalit lokal.

Jurgen Klopp e ka mbështetur këtë gjë duke theksuar se ai i ka lojtarët më të mirë afrikan dhe sipas tij kjo është normale dhe duhet të respektohet.

Të nominuarit për çmimin e lojtarit afrikan të vitit janë Salah, Mane dhe Aubameyang, dhe favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim është Mohamed Salah.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*