“Natën para ndeshjes ndaj Arsenal s’më zinte gjumi duke e menduar Thierry Henry-n”

Ikona e ekipit londinez Chelsea, John Terry në një intervistë për Evening Standard në maj të vitit 2016 kishte deklaruar se cili ishte lojtari më i vështirë ndaj të cilit ishte përballur.

John Terry pranoi se Thierry Henry ishte kundërshtari më i vështirë ndaj të cilit ishte përballur në Premier League në karrierën e tij.

“Ai kishte çdo gjë. Natën para ndeshjes ndaj Arsenal kisha mungesë gjumi. Ai ishte gjithashtu edhe një njeri i mirë edhe jashtë fushës gjithashtu i cili më lavdëronte shpesh për performancat e mija. Por, si një lojtar, ai kishte çdo gjë, unë kisha frikë të luaja ndaj tij”, kishte deklaruar Terry.

Ndërsa as më pak se 1 muaj, saktësisht më 19 dhjetor të 2017, John Terry zgjodhi formacionin më të mirë në histori të Premier Leagues sipas tij, dhe përpos që ka zgjedhur Henry-n në formacionin e tij, ai përsëri nuk i kurseu lëvdatat e tij për sulmuesin francez.

“Ai ishte shumë i shpejtë dhe më i miri atë kohë. Kishte gjithçka, një vrasës i heshtur që mund të shënonte gola me kokë, të lëvizte anash apo prapa. Sigurisht, natën para ndeshjes kundër tij ai ishte një lojtar që më bënte të mendoj ‘do të jetë një ditë e vështirë nesër’, ai ishte një lojtar që kishte ndikim të madh në karrierën time”, përfundoi John Terry.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*