Arsenal pranë nënshkrimit të parë të afatit të Janarit me këtë futbollist

Arsenal raportohet se janë në bisedime të avancuara për një shumë rreth £2 milionë funte me mbrojtësin qëndror grek, Konstantinos Mavropanos, i cili luan në ligën e greqisë tek skuadra PAS Giannina.

Prindërit e mbrojtësit 20-vjeçar kanë pranuar se lojtari do të largohet nëse vjen një ofertë në tavolinë, kurse për shërbimet e tij janë të interesuar edhe gjigandi grek, Olympiakos.

Megjithatë besohet se Arsenal janë pranë nënshkrimit të mbrojtësit për një shifrër rreth 2 milionë funte, madje lojtari veç se i ka përfunduar testet mjekësore ditën e djeshme, kurse mbetet vetëm akordi mes klubeve që është shumë afër të ndodhë, raporton Goal.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*