E dhimbshme: Koscielny merr injeksione në këmbë para çdo ndeshje që ai luan

Mbrojtësi i Arsenal, Laurent Koscielny tash e një kohë është duke vuajtur nga një lëndim i thembrës. Goal ka mësuar se francezi merr injeksione në këmbën e tij para fillimit të çdo ndeshje, për shkak të dhimbjeve të mëdha.

Lëndimi në thembër konsiderohet si një nga lëndimet më të tmerrshme për një futbollist, pasi që asnjëherë më s’mund ta lë të luaj rehat dhe gjithmonë do të duhet të luajë me dhembje ose të merr injeksione para çdo ndeshje siç po ndodh tani me Koscielny-n, apo rasti i Santi Cazorla-s i cili po vuan nga i njëjti lëndim në thembër por që nuk është kthyer për më shumë se 2 vite.

Luarent Koscielny kishte dhënë një deklaratë në Prill të vitit 2017 në lidhje me këtë lëndim të tij, ku theksoi:

“Unë kam probleme. E di se është një lëndim shumë i vështirë sepse ju duhet të mirreni me këtë lëndim për çdo ditë. Për çdo mëngjes unë kam tretman mjekësor për thembrën dhe e di se duhet ta bëjë këtë tani deri në fundin e karrierës time. Tani çdo ditë e bëjë këtë dhe është në rregull për mua por ndonjëherë me gjithë ato ndeshje që luajmë çdo 3 ditë është e vështirë dhe më duhet nga një kohë pushim për tu marrë me lëndimin. Kjo ishte arsyeja pse sezonin e kaluar isha i lënduar, por tani jam mësuar.

“Duhet të jeni të kujdesshëm me këtë sepse nëse ju ndaloni së bëri këtë gjë (tretmanin mjekësor) për 1 apo 2 javë, problemi do të kthehet. Më duhet ta bëjë këtë çdo ditë që të jem i gatshëm për skuadrën.”

Duke e ditur këtë gjë, Arsene Wenger aspak nuk e ka kursyer francezin, duke luajtur me të në 3 ndeshje për afro 1 javë, dhe problemet vetëm sa filluan pasi u lëndua ndaj WBA dhe sot nuk pritet të luaj ndaj Chelseas.

Koscielny më nuk e ka ‘lluksin’ për të luajtur më shumë se 1 ndeshje në javë dhe për këtë i duhet një kujdes i veçantë për fitnesin e tij se a mund të luaj apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Releated

E kërkon gjysma e Europës, Arsenal e lejon të largohet me kosto zero

Aaron Ramsey do të largohet nga Arsenal me parametra zero në fund të sezonit pasi klubi i ka komunikuar se nuk do t’i rinovojë kontratën. Ramsey ishte në pritje të përgjigjes së klubit, dhe tani ka ardhur, me drejtuesit që i kanë thënë se nuk do t’ia rinovojnë kontratën për arsye financiare. Arsenal nuk mendon […]

”E pranoj, kam vënë bast kundër ekipit tim”

Që prej korrikut Unai Emery është trajneri i Arsenal. Tani ka dalë libri i tij biografik “Unai Emery, El Maestro” që flet për sukseset e spanjollit me FC Sevilla dhe Paris Saint-Germain. Gjithashtu libri tregon kuriozitete kur ai luante vetë futboll. Si lojtar, Emery nuk ka qenë shumë i suksesshëm. Ai ka luajtur në vendlindjen […]