Habit gazetari grek: Marrëveshja me Arsenalin për mbrojtësin grek, sikur Neymar tek PSG

Arsenali është pranë nënshkrimit të parë këtë afat të Janarit, mbrojtësin grek 20-vjeçar Kostas Mavropanos për një shumë rreth £2 milionë funteve.

Në prag të kësaj marrëveshje, Goal ka komunikuar me gazetarin e njohur grek, Thodoris Vasilis, i cili ka dhënë detaje rreth profilit të këtij mbrojtësi.

Ai theksoi: “Kostas ka treguar që është shumë i mirë në duele 1 me 1, nuk është aq i mirë teknikisht, por shumë dinamik dhe i mirë në ajër. Ai është një lojtar i ngjashëm pak a shumë me Shkodran Mustafin nëse mund ta krahasojmë me ndonjë mbrojtës të Arsenal-it.

Vasilis gjithashtu shtoi: “Ai është duke u konsideruar si një tjetër mbrojtës i madh i dalur nga Greqia siç ishin dhe janë Panagiotis Retsos (Bayer Leverkusen), Sokratis (Borussia Dortmund) and Manolas (Roma).

Olympiakos ishin shumë afër shërbimeve të tij në Tetor për shumën e 1 milion funteve, megjithatë nuk ishte një ofertë zyrtare nga klubi grek. Ndërkohë që skuadra e mbrojtësit kanë treguar që nëse marrin një ofertë të mirë në Janar do ta pranojnë, dhe tani është afër transferimit tek Gunners.

Vasilis për fund shtoi diçka mjaft interesante duke përmendur Neymar: “Në këto kushte të transferimit nga AS Giannina tek Arsenal, është e madhe. 2 milionë funte mund të mos tingëllojnë shumë nga ata që i ndjekin ligat e mëdha evropiane por për ne do të jetë marrëveshja më e madhe në histori të klubit. Marrëveshja do të jetë e madhe sikur e Neymar tek PSG, po, aq e madhe”, përfundoi Vasilis.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*