Alvaro Morata thyen një rekord në Premier League

Alvaro Morata ka vendosur një rekord negativ mbrëmë në ndeshjen ndaj Arsenal, ndeshje e cila u mbyll 2-2.

Golat për Chelsean u shënuan nga Hazard nga pika e penalltisë, dhe Alonso, kurse për Gunners shënuan Jack Wilshere dhe Bellerin.

Megjithatë, Chelsea kishte rastin të fitonte krejt ndeshjen sikurse Alvaro Morata të ishte më i vëmendshëm, me ç’rast edhe vuri këtë rekord interesant.

‘Alvaro Morata humbi 3 shanse të pastërta për gol në duele 1 vs 1 me portierin – më së shumti nga një lojtar në një ndeshje të Premier Leagues këtë sezon’.

Spanjolli kishte humbur 3 shanse mjaft të mira edhe para kësaj ndeshje, atë ndaj Stoke që gjithashtu humbi 3 shanse të mira, megjithatë këto ndaj Arsenal konsiderohet si më të mëdha që të trija rastet pasi që ishin të gjitha 1 me 1 me portierin Cech.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*