Barkley sot kryen testet mjekësore tek Chelsea

Ross Barkley pritet që sot ta kompletojë transferimin e tij nga Everton tek skuadra e Chelseas. Lojtari pritet ti nënshtrohet sot testeve mjekësore dhe më pas ta nënshkruajë kontratën me blutë. Shuma e transferimit do të jetë rreth 15 milionë funte, pasi që lojtari është në vitin e fundit të kontratës së tij.

Për Barkley-n ishte e interesuar edhe skuadra e Tottenham mirëpo presidenti i Spurs shpresonte që ta marrë me parametra zero në fund të sezonit, por Chelsea u tregua më e vëmendshme dhe ofroi para vetëm për të siguruar shërbimet e mesfushorit 24-vjeçar.

Me ardhjen e Barkley-t tek Chelsea, Charly Musonda pritet të huazohet në një ekip tjetër deri në fund të sezonit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*