‘Chelsea pa Hazard sikur Barcelona pa Messin apo Reali pa Ronaldon’

Portieri i skuadrës së Chelseas ka theksuar se të humbësh Hazard do të ishte sikur Barcelona të humbte Messin apo Real Madridi të humbte Cristianon.

“Eden është i pazëvendësueshëm. Me pagën që do ti ngritej mund të blesh pesë lojtarë por asnjëri prej tyre nuk do të jetë sikur Eden-i”, theksoi Courtois në intervistën për the Evening Standard.

“Do të ishte sikur Barcelona të humbiste Messin apo Real Madridi Cristiano Ronaldo-n. Nëse ju e llogaritni, skuadrat e mëdha gjithmonë do të interesohen në lojtarë të mëdhenjë. Por kjo duhet të tregojë se pse Chelsea ka ambicie të jetë klubi më i mirë në botë, kur mban lojtarë të tillë në skuadër.”

Courtois është pranë rinovimit të kontratës me Chelsean ku pritet të fitojë nga 100,000 dyfish në 200,000 funte, duke u bërë kështu portieri më i paguar në histori. Mirëpo Courtois e ka këshilluar edhe Hazard-in për të rinovuar kontratën.

“A e nxisim unë dhe Eden njëri tjetrin për të nënshkruar? Po. Ai thotë ‘nëse rinovon ti, rinovoj edhe unë’, dhe unë i them të njëjtën gjë”, përfundoi Courtois.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*