Edhe Conte di të ankohet, sulmon Arsene Wenger-in

Antonio Conte sot në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Norwich në FA Cup, foli edhe për ndeshjen në mesjavë kundër Arsenal. Italiani e quajti Wengeri me fat pas vendimeve të referit.

“Mendoj se nëse Wenger duhet ta shikojë ndeshjen përsëri, e kupton që ai ishte shumë me fat, ishte shumë me fat me vendimet e referit.”

“Ndonjëherë ata harrojnë që ndeshjet e fundit ndaj tyre kemi përfunduar me 10 lojtarë në FA Cup dhe Community Shield dhe mendoj se vendimi i referit ishte paksa i çuditshëm.”

‘Kur ne ishim 2-1 dhe mbrojtësi ynë shkoi për të marrë topin, mendoj se ishte një shans i mirë për të shënuar por në vend të kësaj, gjyqtari e ndali ndeshjen.

“Nëse unë dua, mund të flas për vendimet e gjyqtarëve për një muaj, por nuk dua ta bëj këtë për respekt. Nuk është mirë, ai duhet të pranojë vendimet, ai është një trajner i vjetër, ai ka shumë përvojë, ai ka fituar shumë. Ai duhet të vazhdojë të bëjë atë që bëri në të kaluarën”, përfundoi Antonio Conte.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*