Lëndohet edhe një futbollist kyç i Arsenal, ja lista e gjatë e lëndimeve

Arsenal gjendet në një kolaps të lëndimeve të shumta momentalisht në skuadër. Tek Arsenali aktualisht janë të lënduar Monreal, Koscielny, Kolasinac, Giroud e Ramsey, kurse Wenger ka konfirmuar që gjatë ndeshjes ndaj Chelseas të mërkurën mbrëma Arsenal ka humbur edhe Granit Xhaka-n i cili ka një lëndim në ijë.

Wenger ka deklaruar se do të bëjë rotacione sepse skuadra e tij përsëri do të ketë një orar të ngjeshur ku do ti luajë 3 ndeshje në 7 ditë, në 3 kompeticione të ndryshme.

Arsenal ndeshjen e radhës e zhvillon të dielën në kuadër të FA Cup ndaj Nottingham Forest, më pas në mesjavë në ndeshjen e parë gjysmëfinale në kuadër të Carabao Cup ndaj Chelseas, dhe më pas të dielën në kuadër të Premier League ndaj Bournemouth.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*