AS: Philippe Coutinho është përshëndetur sot me bashkëlojtarët, niset sonte për Spanjë

Telenovelës Coutinho si duket më në fund po i vie fundi. Gazeta spanjolle AS raporton që transferimi do të kompletohet deri të hënën.

Philippe Coutinho është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij të cilët kanë udhëtuar mbrëmë në Dubai. Shuma e transferimit pritet të jetë £142million apo €160 milion euro.

Coutinho parashikohet që sot të niset drejt Spanjës dhe mund ti shikojë bashkëlojtarët e ri nesër ndaj Levantes. Barcelona e duan Coutinhon të gatshëm për tu stërvitur të hënën dhe të mund të luaj në ndeshjen e kthimit të Copa Del Rey ndaj Celta Vigos.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*