Interesante: Udhëtimi në Dubai për stërvitje tek ManUtd, varet prej Stoke City-t

Jose Mourinho po planifikon që ta dërgojë skuadrën e tij në një kamp stërvitjeje në Dubai, për shkak të klimës së nxehtë që do të ndikonte pozitivisht tek lojtarët. Megjithatë, ky udhëtim mund edhe të anulohet, dhe arsyeja është paksa e çuditshme.

Ky udhëtim do të varet tek Stoke City që luan sonte ndaj Coventry-t nga ora 16:00 në kuadër të FA Cup, dhe nëse ndeshja mbet barazim, do të duhej të luhej edhe ndeshja e kthimit, e kjo do të pamundësonte udhëtimin e ManUtd për në Dubai, pasi që ManUtd do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Stoke të hënën e ardhshme, ndërsa nëse Stoke sot shkojnë në ndeshje të kthimit, atëherë orari i ndeshjes Man.Utd & Stoke do të ndryshojë dhe kjo është arsyeja se pse Mourinho e ka vendosur këtë gjë.

“Të gjithë duan të shkojnë në Dubai,” tha Mourinho. “Një javë trajnimi të mirë, kushte të mira, por tani kjo varet nga rezultati i Stokes. Ne shkojmë të hënën, por nëse mbeten barazim, ne nuk shkojmë”, përfundoi portugezi.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*