Telenovela po shkon drejt fundit: Coutinho tek Barcelona për këtë shumë rekord

Barcelona do të paguaj plot £145 milionë funte për shërbimet e Coutinhos, dhe kjo ofertë pritet të pranohet nga Liverpool.

Kjo do të ishte shuma më e madhe në histori për një lojtar i cili nuk ka klauzolë largimi.

Neymar u transferua nga Barcelona në drejtim të PSG për £198 milionë funte, por kaq e kishte klauzolën e largimit dhe vendosi të transferohej tek PSG pasi klubi parisien vendosi ta paguaj këtë shumë.

Skuadra e Liverpool u nis në Dubai të premten mbrëma për një kamp trajnimi, por pa playmakerin brazilian. Dhe tani Barcelona është duke përgatitur ofertën rekord – e cila përfshin edhe bonuese të tjera për lojtarin që ka dhënë sinjal largimi nga The Reds.

Marrëveshja do të siguronte një fitim tejet fitimprurës për klubin e The Reds, të cilët blenë Coutinhon nga Interi për vetëm £8.5 milion funte në vitin 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Releated

Shaqiri dhe shqiptarët ju mundën si popull, nuk u intereson si… individë!

22 qershor 2018… Jemi në stadiumin modern të Kaliningradit. Ka hyrë minuta e 90-të e ndeshjes Serbi-Zvicër, e vlefshme për grup… Një pasim i ardhur nga mesfusha nga Gavranovic bën që djaloshi i lindur në Gjilan, kur Kosova ende përkundte ëndrrat dhe dëshirën për t’u shpallur e Pavarur, të vrapojë drejt portës kundërshtare, duke mos […]

Klopp shpjegon në detaje pse e la Shaqirin jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Crvena Zvezdas në Beograd

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, vendosi që Xherdan Shaqiri mos të jetë pjesë e skuadrës që do të udhëtojë në Beograd ndaj Crvena Zvezdas në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve. Tekniku gjerman duke e ditur të kaluarën mes Kosovës dhe Serbisë dhe festimin e yllit nga Kosova në golin e tij me […]