Vazhdojnë replikat mes tyre, Mourinho drejtuar Contes: Unë kurrë nuk dënohem për shitje ndeshjesh

Po vazhdojnë replikat e dy menaxherëve, mes Jose Mourinhos dhe Antonio Contes.

Menaxheri i klubit të Chelseat kishte menduar se Mourinho e kishte akuzuar atë duke e quajtur si një klloun kurse Jose Mourinho shtoi:

“Epo, nuk e fajësoj atë (për reagim), sinqerisht nuk e fajësoj atë. Po flisja për veten, duke thënë se nuk duhet të sillesh si një klloun për të treguar pasion, sepse unë kontrolloj emocionet e mia në një mënyrë më të mirë.”

“Ajo që kurrë nuk më ka ndodhur, dhe që kurrë nuk do të më ndodhë, është që nuk do të pezullohem për kurdisjen e ndeshjeve.

“E vetmja gjë që unë dua të them për t’i dhënë fund kësaj, është se kam bërë gabime në të kaluarën. Po, unë do të bëj më pak. Ajo që kurrë nuk më ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë është që të pezullohem për kurdisjen e ndeshjeve. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë dhe nuk do të ndodhë kurrë.”

Antonio Conte ishte implikuar në një skandal të ndeshjeve sa ishte menaxher i Sienës në Itali shtatë vite më parë. Ai u pezullua për 10 muaj, pastaj u reduktua në katër derisa menaxhonte Juventusin në 2012.

Conte u akuzua se nuk bëri asgjë për të parandaluar manipulimin e lojrave, një akuzë për të cilën ai u lirua përfundimisht majin e vitit të kaluar në një gjyq të shpejtë në Kremones.

Prokurori kishte kërkuar një dënim gjashtëmujor për pezullim dhe një gjobë prej mbi 6,000 funta, por akuzat për mashtrime sportive u vendosën të jenë të pabaza.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*