Conte drejtuar Mourinhos: Ti je një njeri i vogël

Menaxheri i Chelseas, Antonio Conte e ka cilësuar Jose Mourinhon si njeri të vogël mbrëmë pas ndeshjes ndaj Norwich, duke vazhduar kështu replikat mes tyre.

“Unë mendoj se është shumë e vështirë t’i përgjigjem këso lloji të komenteve,” tha Conte për BT Sport pas barazimit 0-0 të Chelsea me Norwich City në FA Cup.

“Unë mendoj se kur një person synon të ofendojë, të fyejë një person tjetër, mendoj se jeni një njeri i vogël, por ne të gjithë e njohim atë shumë mirë se çfarë ka qenë në të kaluarën, por ai është gjithmonë i njëjtë”.

I pyetur nëse ai është i mërzitur nga komentet e Mourinhos, Conte u përgjigj: ‘Jo, por kjo është mënyra e tij, nuk është një surprizë për mua, kur fyeni ose ofendoni një person tjetër ju jeni një njeri i vogël dhe mendoj se ai është një njeri i vogël.

“Jeta vazhdon, unë nuk jam i shqetësuar për të. Sigurisht, është një mundësi e mirë kur luajmë kundër Manchester United për të sqaruar këtë në një dhomë, unë dhe ai.

“Po e përsëris, nuk më pëlqen të flas për trajnerë të tjerë, mendoj se kur ju thoni diçka atëherë duhet të merrni përgjegjësinë për këtë, nëse përpiqeni të flisni dhe pastaj të mbani situatën në rregull, ju duhet të keni një personalitet të madh dhe tope të mëdha, për të treguar këtë”, përfundoi Antonio Conte.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*