Liverpool jep detaje rreth transferimit të Thomas Lemar

Liverpool nuk do të provojnë të nënshkruajnë me Thomas Lemar këtë muaj, pavarësisht largimit të Philippe Coutinhos për në Barcelonë, thonë raportet. Reds janë në kërkim të një anësori pasi ata u pajtuan të shesin lojtarin e tyre brazilian në një marrëveshje prej 142 milionë funte.

Por Sky Sports raporton se edhe pse Liverpool mban një interes në Lemar, ata nuk do të paraqesin ndonjë ofertë për të gjatë muajit Janar.

Pronari i Monaco-s, Vadim Vasilyev gjatë një interviste më herët theksoi: ‘Janari, në futboll, kurrë nuk them kurrë, por kjo nuk është ajo për të cilën po mendojmë, kjo nuk është në të vërtetë në planet tona (të shesim lojtarët)”, tha ai në tetorin e vitit të kaluar.

“Sigurisht verën e ardhshme do të jetë diçka për tu parë, edhe pse ju e dini në futboll nuk ka garanci asnjëherë. Kemi disa lojtarë që duhej të largoheshin këtë verë por nuk u larguan. Mendoj se do të ishte e drejtë të thuhet se Thomas do të ketë një shans për tu larguar vitin e ardhshëm”, përfundoi Vasilyev.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*