Konfirmohet largimi i parë tek skuadra e Arsenal këtë merkato

Arsenal duket se është duke menduar edhe për spastrimin e skuadrës.

Klubi spanjoll Valencia raportohet se ka bërë ofertë zyrtare prej £12 milion funteve për mesfushorin e Arsenal, Francis Coquelin.

Francezi tashmë ka humbur vendin startues që prej vitit të kaluar dhe duket se tani është pranë largimit pasi po kërkon minutazhë më të madhe. Coquelin nuk ishte pjesë e ekipit ndaj Nottingham Forest, gjë që lë të nënkuptohet se largimi i tij është afër të ndodhë.

Për Coquelin interesim kanë shprehur edhe skuadrat angleze West Ham e Crystal Palace, por Valencia duket se ka qenë më e shpejtë duke bërë kontakte më konkrete.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*