Philippe Coutinho flet për herë të parë për ish-klubin e tij pas transferimit tek Barcelona

Philippe Coutinho ka folur për herë të parë për ish-klubin e tij pas transferimit tek Barcelona, në një intervistë për Daily Mail.

“Ata [Liverpool] janë në një pozicion të mirë, me shumë futbollistë shumë të mirë,” tha Coutinho në një intervistë ekskluzive për Daily Mail.

‘Nënshkrimi i Virgil van Dijk është një super transferim, Mo Salah është një futbollist i mrekullueshëm. Unë mezi pres që t’i shoh ata duke fituar trofe dhe duke festuar suksesin e tyre.

“Unë nuk do të kisha lënë asnjë klub tjetër, por Barcelona është diçka ndryshe. Është një ëndërr, një vend magjik për mua. “Kur isha i ri unë shikoja Ronaldinhon i cili dhuronte magji. Tani Messi po e bënë të njëjtën gjë”, përfundoi Coutinho.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*