Antonio Conte tregon se a do të luaj Ross Barkley nesër ndaj Arsenal-it

Chelsea ka bërë goditjen e parë të Janarit duke blerë talentin fantastik anglez, Ross Barkley, për shumën e 15 milionë funteve.

Antonio Conte sot në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me Arsenal ka dhënë informacione rreth gjendjes fizike të Barkley-t.

Pavarësisht se ka filluar të stërvitet me skuadrën, Conte ka theksuar se ndeshja e nesërme është shumë herët për ti dhënë mundësinë të luaj.

“Nesër mbrëma mendoj se është shumë shpejt, shumë shpejt për të,” tha Conte.

“Por ne duhet të jemi të kënaqur sepse gjendja e tij fizike është e mirë dhe ai ka filluar të stërvitet me ne, ai e kupton lojën tonë.

“Unë mendoj se ne duhet të jemi të kënaqur, por ai ka nevojë për pak kohë për të punuar në aspektet fizike dhe taktike. Gjendja e tij është shumë e mirë.

I pyetur se kur Barkley do të jetë gati për aksion, Conte vazhdoi: ‘Nuk e di, është shumë e vështirë të thuash tani.

“Por në të njëjtën kohë jam shumë pozitiv, sepse lojtari është një djalosh i mirë, ai ka treguar vullnetin e madh për të punuar, dëshirën e tij të madhe për të na ndihmuar shumë shpejt. Dhe mendoj se është shumë pozitiv. Jam shumë i lumtur që kam Ross për pjesën tjetër të sezonit”, përfundoi Conte.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*