Të rejat nga lëndimet tek Arsenal, kush mungon e kush luan nesër ndaj Chelseas

Arsenal nesër e zhvillon ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup ndaj Chelseas në Stamford Bridge, dhe Arsene Wenger sot në konferencën për shtyp ka dhënë më të rejat rreth lojtarëve se kush mund të luajnë e cilët do të mungojnë ndaj Chelseas.

Duke e ditur faktin se Arsenal tani është e eleminuar në FA Cup pasi humbi që në raundin e parë ndaj Nottingham Forest, Arsene Wenger do ti mbaj shpresat tek ky trofe dhe pritet të luajë me një formacion mjaft të fortë.

Nga lëndimi është kthyer Granit Xhaka, por është në dyshim për nesër dhe do të ketë një test për ta parë gjendjen e tij se a mund të jetë i gatshëm për të luajtur apo jo. E njëjta vlen edhe për Mustafin pasi që kishte disa shqetësime ndaj Chelseas, por megjithatë ka stërvitur sot me skuadrën.

“Ai [Xhaka] ka një test sot. Ne do të shohim se si ai do të reagojë “tha Wenger sot për konferencë për shtyp. ‘Mustafi gjithashtu do të ketë një test sot. Nuk e di saktësisht sa mund të jenë në gjendje për të luajtur.  Por do ta kuptoj pas stërvitjeve”, theksoi Wenger.

Jashtë ekipit mbeten Monreal, Koscielny, Ramsey e Giroud, kurse edhe Kolasinac është rikthyer në stërvitje para dy ditësh dhe mund të startojë nesër mbrëma ndaj Chelseas, edhe pse Wenger nuk e përmendi fare boshnjakun.

Në dyshim është edhe Alexis Sanchez, që nuk dihet a do të luajë nesër për shkak të spekulimeve të vazhdueshme që po e lidhin me Manchester City-n. Arsene Wenger ka theksuar se do të vendos nesër nëse Alexis do të luaj.

Në formacionin startues nesër pritet të rkthehen lojtarët e formacionit të parë si Lacazette, Ozil, Wilshere, Kolasinac e Bellerin, ndërkohë David Ospina pritet të vazhdojë të luajë në këtë kompeticion.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*