Ancelotti zëvëndësues i Wenger në Arsenal…!

Carlo Ancelotti, një menaxher i kualitetit të lartë i cili ka fituar shumë në karrierën e tij futbollistike, por që eshtë pa skuadër momentale!

Carlo Ancelotti është një ‘kandidat serioz’ për të zëvendësuar Arsene Wenger si menaxher i Arsenalit në fund të sezonit, sipas ‘The Evening Standard.

Wenger nënshkroi një kontratë të re dyvjeçare në 2017, por Arsenali është i shqetësuar se francezi, i cili shërben që një kohë të gjatë në Arsenal, do të vendosë të largohet në fund të këtij sezoni.

Nëse ai vendos të largohet, atëherë Ancelotti, i cili u shkarkua nga Bayern Munchen në shtator, është një opsion kryesor për të marrë përgjegjësinë, edhe pse italiani është gjithashtu një mundësi për klubin e tij të mëparshëm të Chelsea, nëse Antonio Conte lë postin e tij të Stamford Bridge.

Fansat e Arsenal me shumë gjasë do ta mirëprisnin një menaxher i llojit të Ancelotti, ku vazhdimisht e shprehin frustimin e tyre në Arsene Wenger.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*