Keq e më keq për Liverpool! Real Madrid e dëshiron Salah në janar…!

Mbretërit spanjoll, po kalojnë formë katastrofale, me një ekip të përgjysmuar me lojtarë jashtë formës, ku Ronaldo një hap e më tepër është drejt largimit!

Dhe skuadra e Zinedine Zidane ka filluar menjëherë që të sjellë freski në radhët e veta qysh në merkaton e janarit.

Real Madrid janë vendosur të rrisin përpjekjet e tyre për të nënshkruar me yllin e Liverpool, Mohamed Salah, sipas Gianluca Di Marzio.

Shtetasi i Egjiptit ka qenë një zbulim për The Reds që kur u transferua në Anfield në verë, duke shënuar 23 gola në të gjitha garat në muajt e hapjes së këtij sezoni.

Por qëndrimi i tij në Merseyside mund të jetë afatshkurtër, me Madridin të etur për të sjellë një emër të madh për të kundërshtuar nënshkrimin e Barcelonës nga Philippe Coutinho.

Liverpool humbën lojtarin thuajse më të mirë të tyre, Coutinho, dhe nëse ndodh qe edhe Salah të largohet, atëherë klubi vërtetë do të futet në krizë të thellë, dhe sigurisht se nuk do të jetë i aftë të konkurrojë për ndonjë titull.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*