Konfirmohen edhe dy mungesa kyçe të Arsenal sonte ndaj Chelseas

Lëndimet tek skuadra e Arsenal nuk kanë të ndalur, pasi tani tek Gunners gati mundojnë gjysma e lojtarëve të formacionit startues.

Edhe pse Granit Xhaka u kthye në stërvitje dhe sot pritet që të luajë, Gunners kanë mungesa të tjera të mëdha.

Përpos Koscielny, Monreal, Ramsey e Giroud që ishin zyrtarisht jashtë ndaj Chelseas, tani është konfirmuar që edhe Kolasinac dhe Özil mbeten jashtë për shkak të lëndimeve.

Özil ka një lëndim në gjurin e tij, kurse Kolasinac edhe pse u kthye në stërvitje para tre ditësh, ai duket se nuk është rikuperuar në kohë.

Me gjithë këto mungesa kyçe, Arsenal do ta ketë jetë vështirë sonte për të nxjerrë ndonjë rezultat pozitiv ndaj Chelseas në Stamford Bridge, megjithatë mbetet të shihet si do të reagojë Arsene Wenger.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*