Manchester United afër kompletimit të transferimit të parë këtë afat

Manchester United ende nuk ka bërë asnjë lëvizje këtë afat. Megjithatë ekipi nga Manchesteri pritet së shpejti ta kompletojë transferimin e parë.

Manchester United-it i është ofruar shansi për të nënshkruar me anësorin brazilian të PSG, Lucas Moura, për shumën e 25 milionë funteve.

Braziliani ishte një objektiv i United që nga 2012 kur ishte trajner Ferguson, por në fund PSG u tregua më e vëmendshme dhe sigroi shërbimet e tij. Por tani kanë rastin që me një shumë rreth 25 milionë ta transferojnë tek ekipi i tyre.

Telefoot raporton që United janë favorit për të nënshkruar me anësorin brazilian që gjithashtu edhe lojtari favorizon një kalim tek djajtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Releated

United zgjedh problemin e mbrojtjes, në janar transferon yllin e Juventus

Unitedi e do Benatian në janar Manchester Unitedi ka etiketuar mbrojtësin e Juventusit, Medhi Benatia si përforcimin e mundshëm të tyre. Djajtë e Kuq nuk e kanë nisur mirë sezonin e tyre në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve. Një nga arsyet më të mëdha për fillimin e tmerrshëm të Manchester Unitedit në këtë sezon […]

Ylli i United: Kur humbasim, fshihemi pas Mourinhos

Fitorja e së shtunës ndaj Bournemouth ka shërbyer për të hequr gjendjen e ankthit në “Old Trafford”. Në 11 ndeshje të luajtura në Premier League, Manchester United renditet në vendin e 7 me 20 pikë në total, 9 pikë larg nga vendi i parë. Jose Mourinho ka qenë në qendër të kritikëve, por mesfushori Nemanja […]