BOOM: Alexis Sanchez mund të qëndrojë tek Arsenal deri në fund të sezonit

Arsene Wenger mbrëmë pas ndeshjes ndaj Chelseas ka dhënë një deklaratë interesante për Alexis Sanchez, duke aluduar se ai është ende duke tentuar ta bindë kilianin të qëndrojë në Arsenal.

“Selektimi i skuadrës mbrëmë nuk kishte të bënte me tregun e transferimit” tha Wenger. ‘Pse e lashë atë (Alexis) në bankë? Pse jo? Unë nuk mund të justifikoj çdo vendim që bëj. Kam luajtur mbi 1000 ndeshje dhe mbi 1000 ekipe.

“Dua që ai të qëndrojë këtë muaj. Dua që ai të qëndrojë më gjatë, sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne.

‘Kur hyri në pjesën e dytë, ju mund të shihni se si ai krijoi shanse të rrezikshme. Duhet të pranojmë që kur luani kaq shumë ndeshje, duhet që edhe Sanchez nganjëherë të pushoj në mes të sezonit.

“Njerëzit nuk e njohin mirë Alexis Sanchez-in, ky është një djalosh i cili është tërësisht i fokusuar në futboll. Ju shikoni se si ai bëri nxemje dhe se si ai erdhi: si një lojtar që dëshiron të luajë futboll dhe ai mund të bëjë dallimin në mes asaj që ndodh jashtë dhe asaj që ndodh brenda në fushën e futbollit. “Ai jep 100 për qind”, përfundoi Arsene Wenger.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Releated

E kërkon gjysma e Europës, Arsenal e lejon të largohet me kosto zero

Aaron Ramsey do të largohet nga Arsenal me parametra zero në fund të sezonit pasi klubi i ka komunikuar se nuk do t’i rinovojë kontratën. Ramsey ishte në pritje të përgjigjes së klubit, dhe tani ka ardhur, me drejtuesit që i kanë thënë se nuk do t’ia rinovojnë kontratën për arsye financiare. Arsenal nuk mendon […]

”E pranoj, kam vënë bast kundër ekipit tim”

Që prej korrikut Unai Emery është trajneri i Arsenal. Tani ka dalë libri i tij biografik “Unai Emery, El Maestro” që flet për sukseset e spanjollit me FC Sevilla dhe Paris Saint-Germain. Gjithashtu libri tregon kuriozitete kur ai luante vetë futboll. Si lojtar, Emery nuk ka qenë shumë i suksesshëm. Ai ka luajtur në vendlindjen […]