Dorëzohet Jardim, Thomas Lemar mund të largohet këtë afat

 

Menaxheri i Monaco-s, Leonardo Jardim në një intervistë ka folur për spekulimet e Thomas Lemar që po e lidhin çdo ditë me një largim nga klubi francez, dhe Jardim ka pranuar se ata mund ta shesin Lemar-in.

“Sot, tregu është i hapur. Ju e dini se sa i çmendur është tregu tani. Gjërat ndodhin që edhe një klub si Monaco nuk mund të thotë jo. Kjo ndodhi me Liverpool (me Coutinho), “tha Jardim.

“Gjërat janë ashtu siç janë. Numrat sot janë tepër të mëdha. Gjithçka mund të ndryshojë. Gjërat që mund të them sot nuk mund të jenë të vërteta nesër.

“Në dy merkatot e fundit të transferimit, verën e kaluar dhe këtë dimër, numrat janë rritur jashtëzakonisht shumë. Unë ende dua ta mbaj Lemarin. Nëse qëndroj këtu për 10 vjet unë dua që Lemar të qëndrojë me mua për 10 vjet.

“Ai është i ri, mund të luajë ende për 10 vjet. Ai ka shumë cilësi, më pëlqen shumë. ‘

Arenal dhe Liverpool mbetet dy skuadrat e interesuara për francezin dhe mbetet të shihet se a do të reagojnë pas kësaj deklarate të Jardim.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*