EKSKLUZIVE: Carlo Ancelotti arrin marrëveshje me Arsenal për tu bërë menaxher i Gunners

Carlo Ancelotti rapotohet se është pajtuar që të marrë drejtimin e Arsenal si zëvendësues i Arsene Wenger.

Wenger do të ketë edhe një vit të mbetur në kontratën e tij në fund të sezonit, por 68-vjeçari mund të shqyrtojë pozitën e tij nëse Gunners përfundojnë pa trofe.

Por Corriere dello Sport njofton se Arsenali tani ka një marrëveshje me Ancelottin që të bëhet menaxher i tyre i ardhshëm këtë verë që po vjen.

Ish menaxheri i Chelseas do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me Gunners me vlerë prej £8.7 milion në një sezon, pa përfshirë bonuset.

Raportohet gjithashtu se Federata Italiane e Futbollit ende po përpiqet të bindë Ancelottin që të refuzojë Arsenalin dhe të bëhet trajneri i ri i kombëtares italiane. Megjithatë Ancelotti thuhet se është i interesuar të menaxhojë sërish në Premier Ligë dhe është vendosur të kthehet në Londër.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*