EKSKLUZIVE: Liverpool nis bisedimet me Mahrez, por lojtari dëshiron kalimin tek Arsenal

Liverpool është në bisedime me Riyad Mahrez për zëvendësimin e Philippe Coutinho – por ai preferon të nënshkruajë për Arsenalin.

Burimet brenda kampit të Mahrez kanë dhënë një lajm ekskluziv për Express Sport që kushtet për transferimin e Mahrez tek The Reds janë duke u diskutuar me krerët e Liverpool.

Algjeriani, 26 vjeç, është në listën e dëshirave të The Reds, pavarësisht se klubi privatisht pranon ndryshe. Megjithatë, ai preferon kalimin e tij tek Arsenali.

Mahrez sapo ka blerë një pronë në Londër dhe preferenca e tij mbetet për të nënshkruar me Arsenalin – nëse një marrëveshje mund të bëhet. Por burimet e afërta me lojtarin këmbëngulin, megjithatë, se nuk ka pasur bisedime me Gunners dhe se kjo mbetet vetëm si një preferencë e lojtarit

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*