Liverpool e transferon Naby Keita-n në Janar? Ja sa mund të paguaj

Liverpool arriti marrëveshje me Leipzig verën e kaluar për Naby Keitan për shumëm 48 milionë funte por lojtari do të bëhet lojtar i The Reds vetëm në merkaton verore të vitit 2018.

Megjithatë, ekzistojnë mundësitë që Liverpool ti sigurojë shërbimet e tij edhe në Janar, por që duhet të paguajë një tjetër shumë për të.

Siç raporton BILD, Leipzig janë të hapur ta lënë lojtarin e tyre të largohet tek Liverpool në Janar, por vetëm nëse paguajnë një shumë rreth £13m- £17.5m funte.

Klopp arriti marrëveshje me top mbrojtësin holandez Vrigil van Dijk për shumën e 75 milionë funteve, megjithatë insiston edhe për Keita-n për tu përforcuar në mesfushë.

Keita nuk mund të luajë në Champions League, por do të ishte i gatshëm ti ndihmonte Liverpool-it në Premier League dhe FA Cup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Releated

Shaqiri dhe shqiptarët ju mundën si popull, nuk u intereson si… individë!

22 qershor 2018… Jemi në stadiumin modern të Kaliningradit. Ka hyrë minuta e 90-të e ndeshjes Serbi-Zvicër, e vlefshme për grup… Një pasim i ardhur nga mesfusha nga Gavranovic bën që djaloshi i lindur në Gjilan, kur Kosova ende përkundte ëndrrat dhe dëshirën për t’u shpallur e Pavarur, të vrapojë drejt portës kundërshtare, duke mos […]

Klopp shpjegon në detaje pse e la Shaqirin jashtë skuadrës për ndeshjen ndaj Crvena Zvezdas në Beograd

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, vendosi që Xherdan Shaqiri mos të jetë pjesë e skuadrës që do të udhëtojë në Beograd ndaj Crvena Zvezdas në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve. Tekniku gjerman duke e ditur të kaluarën mes Kosovës dhe Serbisë dhe festimin e yllit nga Kosova në golin e tij me […]