Matteo Darmian në Juventus ?

Juventusi po konsideron një ofertë për Matteo Darmian nga Manchester United në mënyrë që të sigurojë njërën anë të mbrojtjes, thotë ‘The Sun’.

Italianët mund të humbasin Alex Sandro te Chelsea, ndërsa Stephan Lichtsteiner gjithashtu ka gjasa të largohet në fund të sezonit.

Kjo do ta linte Juventusin në opsione të gjera, dhe Darmiani pa dyshim do të shtonte kualitet në mbrojtjen Juventine.

Kujtojmë faktin se Darmian ishte një yll në Serie A, i cili shkelqente te skuadra e Torinos, ku u shpall edhe mbrojtësi më i mirë i Serie A, në sezonen e fundit të tij, në sezonin 2014/15.

Por që gjithcka ndryshoi për të me ardhjen e tij në Premier League, i cili fare nuk u ambientua me tensionin e lartë që e ka kjo ligë.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*