Antonio Conte konfirmon se kur do të luajë Ross Barkley

Antonio Conte sot në konferencën për shtyp ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e Chelseas se kur do të debutojë transferi më i ri i bluve, Ross Barkley.

Ross Barkley është në rrugë për të bërë debutimin e tij me Chelsea-n në ndeshjen e javës së ardhshme të FA Cup kundër Norwich City, konfirmoi sot Antonio Conte. Chelsea do të të luaj ndeshjen e kthimit ndaj Norwich në FA Cup të mërkurën pas barazimit në ndeshjen e parë pa gola. “Unë mendoj se ideja është më e qartë tani,” tha Conte kur u pyet nëse ai e di se kur Barkley do të mund të luajë. Ne duhet të jemi të kënaqur me gjendjen e tij fizike.

“Sigurisht që po punon shumë. Mendoj se ndoshta në ndeshjen e ardhshme kundër Norwich ai mund të jetë në dispozicion. Unë shpresoj për këtë. Barkley ende nuk është gati 100 për qind, por ai mund të fillojë të na ndihmojë”, u shpreh Conte.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*