BOOM: Manchester United favoriti kryesor për Alexis Sanchez

Manchester City duket se është gati të humbë garën për shërbimet e kilianit Alexis Sanchez pasi po insiston të ofrojë më shumë se 20 milionë funte, e këtë po tenton ta shfrytëzojë Manchester United që tashmë po kryeson garën për kilianin pasi janë të gatshëm të paguajnë deri në 35 milionë funte, aq sa kërkon edhe Arsenal-i për kartonin e tij.

Megjithatë edhe agjenti i Alexis Sanchez kërkon 5 milion nëse arrihet marrëveshja, që nënkupton se në total 40 milion duhet ti paguajë ajo skuadër që dëshiron shërbimet e tij. Manchester United tani si favorit mbetet të shihet a do të ofrojë shumën dhe më pas se si do të përgjigjet Arsenal.

Megjithëse nuk ka asnjë marrëveshje ende, kjo mund të ndodhë së shpejti.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*