Të rejat nga lëndimet e Arsenal, dy lojtarë kthehen në stërvitje

Arsene Wenger sot në konferencën për shtyp ka dhënë lajme të mira për tifozët gunners sa i përket të lënduarve. Wenger konfirmoi sot se Aaron Ramsey është rikthyer në stërvitje, gjithashtu edhe Jack Wilshere që pësoi një lëndim ndaj Chelseas dhe u desh të zëvendësohej. Francezi ka folur edhe për të rejat e lëndimeve të tjera.

“Nga nata e së mërkurës humbëm Jack, i cili u lëdnua. Megjithatë ne patëm lajme shumë të mira dje në mëngjes. E pashë atë duke ecur normalisht dhe skanimi i tij ishte i mirë. Ai nuk është jashtë loje të dielën ende, kështu që është një lajm pozitiv. Ne do të kemi Ramsey përsëri në skuadër. Kemi një pasiguri për Ozil, i cili do të ketë një test nesër në mëngjes. Kjo për momentin është pak 50:50. Të gjithë lojtarët e tjerë do të jenë ende jashtë për në Bournemouth.

“Koscielny kthehet javën e ardhshme, Kolasinac javën e ardhshme – edhe pse ai ka një shans pak më të vogël për të qenë i gatshëm. Edhe Monreal javën e ardhshme gjithashtu, kurse Giroud edhe dy javë larg”, përfundoi tekniku francez.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*