Virgil van Dijk shpjegon arsyet pse zgjodhi Liverpool para Chelseas e City-t

Virgil van Dijk u transferua këtë merkato tek Liverpool për shumën e 75 milionë funteve duke u bërë kështu mbrojtësi më i paguar në histori të futbollit.

Në një intervistë për Sky Sports me Jamie Carragher, Van Dijk tregoi për jetën e tij në Liverpool.

“Nuk më bën të nervozuar (çmimi), është një kompliment i madh për veten time, për punën që kam bërë deri më tani, që Liverpool është i gatshëm të paguajë aq shumë të holla. Nuk mund të ndryshoj asgjë për këtë.

Carragher pyet Van Dijk se pas spekulimeve që e lidhnin me Chelsean dhe City-n, pse e zgjodhi Liverpoolin: “Unë mendoj se madhësia e klubit, tifozët, lojtarët, menaxheri, gjithçka këtu është e mahnitshme. Ju mund të shihni atmosferën në çdo lojë në shtëpi është e mahnitshme. Jam shumë i lumtur të luaj për këtë klub.”

Virgil van Dijk pret ta bëjë debutimin e tij me Liverpool në Premier League ndaj Manchester City-t të dielën.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*