Zlatan Ibrahimovic në Turqi ?

Duket se i ka ardhur fundi në Manchester United, Suedezit i cili shkëlqeu në sezonin e kaluar duke shënuar plot 28 gola, por që këtë sezon ka një ramje drastike të formës së tij, pas një lëndimi të tmerrshëm që pësoi në fund të edicionit të kaluar.

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimoviç është shfaqur si një objektiv kryesor në janar për rivalët nga Turqia, Besiktas dhe Galatasaray, raporton fotoMac.

Suedezi 36-vjeçare aktualisht është i lidhur me një kontratë afatshkurtër në Old Trafford, e cila do të zhvillohet deri në fund të sezonit.

Megjithatë, ai ka luftuar për një vend në formacion që nga ribashkimi i Djajve të Kuq.

Shkuarja në ligën e Turqisë do të ishte një mundësi e mirë për Suedezin që ta vazhdojë karrierën e tij në këtë moshë, ku intensiteti në atë ligë është më i vogël.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*