Salah a je normal?! Njihuni me shifrat e pabesueshme të egjiptianit këtë sezon në ligë

Mohamed Salah padyshim që është duke kaluar në sezonin e tij më të mirë të karrierës, dhe atë në sezonin debutues tek Liverpool.

Shifrat e egjiptianit në ligë janë të pabesueshme, ku është i përfshirë në më shumë gola se sa që ka ndeshje të luajtura.

Në 22 ndeshje të luajtura këtë sezon në Premier League, Mohamed Salah është i përfshirë direkt në plot 24 gola.

Me totalin prej 18 golave dhe 6 asisteve, Mohamed Salah mban primatin si lojtari i përfshirë në më së shumti gola në ligë për këtë sezon deri tani.

Por, Salah nuk është keq as në aspekte tjera përpos golave dhe asisteve, egjiptiani po veçohet edhe për driblimet e tij dhe kreativitetin në numrin e shanseve të krijuara.

Salah regjistron plot 55 driblime gjithsej në ligë – me një mesatare prej afër 3 driblimeve të kompletuara për ndeshje (me minutat e luajtura), si dhe regjitron gjithashtu edhe 37 shanse të krijuara për bashkëlojtarët e tij – një mesatare prej 2 shanseve të krijuara për ndeshje (me minutat e luajtura).

Padyshim që Salah mbetet senazioni i këtij sezoni në ligë dhe kështu siç e ka nisur vështirë se do të ndalet.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*