Arsenali afër transferimit të Aubameyang, por zbuloni se kush është njeriu që po e sjell lojtarin tek Gunners

Gazeta prestigjioze angleze Guardian ka theksuar se Arsenali është gjithnjë e më i sigurtë për shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang pasi mbajtën disa bisedime produktive me klubin e Bundesligës derisa po përgatiten për jetën futbollistike pa Alexis Sánchez.

Arsenal pritet të humbasë kilianin këtë javë, me Manchester United si destinacionin e tij, ndërsa ata janë pranë për të përfunduar një marrëveshje me të riun brazilian Malcom nga Bordo për rreth 40 milionë funte. Megjithatë, me Theo Walcott që gjithashtu është afër largimit për në Everton për rreth 20 milionë funte, Arsenali ka kthyer vëmendjen e tyre për të shtuar edhe Aubameyang në radhët e tyre.

Sulmuesi nga Gaboni ka qenë i pandalshëm në Gjermani, me 141 gola në 212 paraqitje, pavarësisht nga çështjet jashtë fushe të Aubas në Dortmund, cilësitë e tij dhe potenciali i tij kanë qenë të impresionuar në hierarkinë e Arsenalit nga kreu i ri i skautëve, Sven Mislintat që gjithashtu kishte qenë indikatori që i’a propozoi klubit gjerman blerjen e Aubameyang në vitin 2013.

Borussia Dortmund është e gatshme të shesë 28-vjeçarin, i cili u la jashtë skuadrës në fundjavë ndaj Wolfsburg për arsye disiplinore, dhe klubi gjerman është gati ti dëgjoj ofertat për një shumë rreth 60 milionë euro.

Negociatat për një marrëveshje me Arsenal janë në vazhdim, dhe kjo mund të arrihet më tepër falë kontributit të shefit më të ri të skautëve i klubit, Mislintat.

Gjermani është i njohur për këtë gjë në Bundesliga duke sjellur Robert Lewandowski-n dhe Ousmane Dembélé-n tek ekipi gjerman gjatë kohës sa ai ishte shef i skautëve të Dortmund, dhe Aubameyang së bashku me ish-lojtarin tjetër të Borussia, Henrikh Mkhitaryan, mund të ndikojë që të paktën njëri prej tyre të zbarkojë në Emirates.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*