Konfirmohet largimi i dytë nga klubi i Arsenalit, pas Coquelin

Arsene Wenger si duket do të vazhdojë me pastrimin e skuadrës. Pasi e shiti Francis Coquelin tek Valenica, tani duket se është pranë edhe një largimi tjetër.

Menaxheri i Everton, Sam Allardyce ka konfirmuar interesimin në Theo Walcott dhe shpreson se kjo marrëveshje të kryhet shumë shpejtë.

Allardyce tha: “Nuk e di ku ai do të luaj derisa ta bëjmë marrëveshjen. Kur të bëhet kjo marrëveshje, mund ta bisedojmë këtë.

“E shoh atë duke luajtur kudo në tre pozitat e sulmit – por mendoj se nëse ai nuk është i kënaqur me atë pozicion ku unë dëshiroj të luaj me të, atëherë ai do të na thotë dhe ajo nuk do të ndodhë.

“Shpresoj se kjo mund të arrihet për 1 ose 2 javë, sepse ne ende po presim për rikthimet e të lënduarve Yannick Bolasie dhe James McCarthy.

“Ata të dy kanë qenë jashtë më shumë se 12 muaj, kështu që ata nuk janë aq të mirë sa ne e dimë se mund të jenë – por ata do të përmirësohen”, përfundoi Big Sam.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*