Statistikë: Roberto Firmino është sulmuesi më i nënvlersuar në ligë

Roberto Firmino është një nga lojtarët më të nënvlersuar në ligë dhe pa asnjë dyshim sulmuesi më i nënvlersuar i ligës.

Megjithëse po shkëlqen këtë sezon në repartin ofanziv ku ka 10 gola dhe 5 asistime në 22 ndeshje në ligë, braziliani ka një rekord impresionues në aspektin defanziv karshi sulmesve tjerë që nga viti 2015.

Që nga gushti i vitit 2015; Roberto Firmino ka fituar plot 125 ndërhyrje (tackles won), të paktën 37 më shumë se sulmuesi tjetër që vie në vend të dytë.

Kurse sa i përket ndërprerjeve të aksioneve (interceptions) vetëm Marko Arnatuovic (59) ka më shumë sesa Bobby (55).

Nëse i nxjerrim në total kontributin defanziv të ‘ndërhyrjeve të fituara + ndërprerjeve të aksioneve’, Roberto Firmino del me një numër prej 180 sosh; të paktën 42 më shumë se sulmuesit e tjerë. 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*