Alexis Sanchez ta bëjë debutimin me Manchester United në ligë të shtunën ndaj Burnley-t

Alexis Sanchez pritet ta kompletojë transferimin e tij tek Manchester United në 48 orët e ardhshme, dhe mund të debutojë të shtunën!

Manchester United shpresojnë që të nënshkruajnë me Alexis Sanchez nga Arsenal në 48 orët e ardhshme dhe thuhet se ai mund të luaj këtë fundjavë ku Manchester United luan ndaj Burnley-t.

Daily Express thotë se Sanchez mund të bëjë debutimin e tij për Djajtë e Kuq të shtunën kur ata udhëtojnë në Turf Moor për t’u përballur me Burnley të Sean Dyche.

Pep Guardiola provoi të nënshkruante me Alexis Sanchez verën e kaluar për shumën e 60 milionë funteve, por transferimi i tij nuk u realizua në çastet e fundit, pasi Arsenali nuk mundi ta gjejë zëvendësuesin e tij. Megjithëse Manchester City ishin të sigurtë se mund ta transferonin në janar, gjërat ndryshuan.

Citizens u tërhoqën nga gara për shkak se refuzonin të paguanin shumën që kërkonte Arsenal, duke i dhënë Mourinhos lirinë të jenë favorit për kilianin, duke ofruar aq sa kërkon Arsenal.  Kurse tani marrëveshja është pranë finalizimit, lojtari veç se është pajtuar me kushtet personale të ofruara nga Manchester United, ku do të bëhet lojtari më i paguar në Premier League me pagë javore prej 350k funteve në javë. Ka mbetur vetëm dakordimi mes klubeve, më saktë tek Henrikh Mkhitaryan, ku Arsenali duan që patjetër edhe armeni të përfshihet në marrëveshje.

Sido që të jetë, një kompromis do të zgjidhet së shpejti, në më pak se 48 orë, dhe gjithçka do të finalizohet.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*